Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me homologun kroat, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Në komunikatën për media, theksohet se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të ndërtuara mbi partneritet të qëndrueshëm, miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të gjithanshëm.
“Kryeministri në detyrë Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit euro-atlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, thuhet pos tjerash në deklaratën për media.
Bëhet e ditur po ashtu se bashkëbisedimi u përqendrua edhe në zhvillimet aktuale në kontinentin evropian dhe përtej tij, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve që ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.
Në këtë drejtim, u theksua nevoja për forcimin e aleancave dhe koordinimit politik në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...