Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendoset në “El Clasico”

22:57 | 3 Maj 2026
D.H

Real Madridi arriti të shënoj fitore me rezultat 0-2 në udhëtim tek Espanyoli në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga.

Pjesa e parë nuk pati gola, shkruan Arbresh.info.

Dhjetë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1.

Po i njëjti futbollist në minutën e 66-të e dyfishoi epërsinë e Realit dhe e vulosi fitoren. Deri në fund nuk pati gola dhe Reali arkëtoi tre pikë të plota, ku e shtyn festen e titullit kampion të Barcës për së paku edhe një javë.

Pikërisht javën e ardhshme mund të vendoset titulli i La Ligas ku përballen Real Madridi dhe Barcelona.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund Reali është i dyti me 77 pikë, 11 më pak se Barcelona lidere, teksa Espanyoli ndodhet në pozitën e 13-të me 39 sosh.

Espanyoli xhiron e radhës luan me një kundërshtar direkt për mbijetesë që është Sevilla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale