Pas koncerteve të suksesshme në Kosovë në dhjetor të vitit 2025, Dafina Zeqiri po vazhdon turneun “Supernova” edhe në vende të tjera.
E artistja së fundmi ka performuar në Athinë të Greqisë, një mbrëmje madhështore me qindra të ftuar.
Por më special ishte djali i saj, Daskan, i cili në korrik të këtij viti mbush njëvjeç.
Ai mori gjithë vëmendjen në koncert me reagimin teksa ishte në krahët e të atit, por duke parë nënën në skenë.
“Momenti më i mirë i shfaqjes”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Këngëtarja ndërkohë ka performuar të gjitha hitet e saj, që nga fillimet e karrierës, duke e shndërruar në një natë të paharrueshme.
Pas kësaj, më 15 maj do të mbajë të radhës në sheshin “Skëndërbe” në Tiranë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...