Nuk ka gola në tri ndeshjet e Superligës pas pjesëve të para

15:58 | 3 Maj 2026
D.H

Janë duke u luajtur tri ndeshjet e fundit të javës së 32-të, ku tashmë janë mbyllur pjesët e para.

Në të tri përballjet ende nuk është shënuar asnjë gol i vetëm, shkruan Arbresh.info.

Ballkani dhe Llapi është përballja kryesore ku vendasit po luftojnë për titull, ndërsa mysafirët për mbijetesë. Rezultati pas pjesës së parë është 0-0.

Edhe në dy përballjet tjera mes Gjilanit dhe Ferizajt, ashtu sikurse mes Dukagjinit dhe Drenicës rrjetat ende nuk janë tundur.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do të ketë ndryshim të rezultateve./Arbresh.info