Engjëllusha Salihu ka ngjallur vëmendje te ndjekësit me një paralajmërim për projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet sot në orën 15:00.
Në pamjet e publikuara në Instagram, këngëtarja shfaqet në një ambient pranveror duke mbajtur një shportë me rroba për bebe, detaj që ka nxitur menjëherë aludime në rrjete sociale.
Ajo dëgjohet gjithashtu duke thënë: “A do të jem nëna më e mirë në botë?”, ndërsa në përshkrim ka shkruar “Pritja e ëmbël” me një zemër të kaltër.
Këto elemente kanë bërë që fansat të pyesin nëse projekti i ri mund të jetë një mënyrë për të zbuluar një lajm personal, apo thjesht pjesë e konceptit të videoklipit.
Engjëllusha dhe partneri i saj Mërgimi u martuan në verën e vitit 2025, ndërsa mbetet të shihet në publikimin e këngës nëse bëhet fjalë për një histori artistike apo një konfirmim të mundshëm. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...