Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kënga “Meme”

11:18 | 3 Maj 2026
E.H

Artisti i njohur, Gjesti ka konfirmuar rikthimin e tij në tregun muzikor me një projekt të ri, i cili pritet të publikohet më 8 maj.

Ky minialbum (EP), i titulluar “SiR” (“Sound i Ri”), vjen në bashkëpunim me producentin DJ Gimbo.

EP-i përfshin pesë këngë të reja: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.

Përmes një postimi në TikTok, Gjesi ka publikuar pak nga kënga “Meme”, të cilën mund ta shihni më poshtë:

@gjesti

‘MEME’ njona prej kangve te EP’s 💗💯🩵

♬ MEME – gjesti

 

Shpërndaje në rrjete sociale