Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Durim Berisha, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ngacmimi” dhe “Detyrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndalohet për 48 orë ish këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook ndaj një imami në BIK
Sipas hetimeve të deritanishme, ekzistojnë prova relevante që mbështesin dyshimet se i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar. Prokuroria ka theksuar se ky rast nuk ka lidhje me pretendimet e bëra nga i dyshuari në publik, të cilat janë raportuar gabimisht në disa media dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri tani.
Prokuroria vazhdon të punojë për luftimin e kriminalitetit dhe për forcimin e sundimit të ligjit, duke siguruar që ata që shkelin ligjin të vihen para drejtësisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...