Pentagoni njoftoi të premten, tërheqjen e afërsisht 5 mijë trupave ushtarak amerikan nga Gjermania gjatë një periudhe prej një viti.
Ky numër përfaqëson rreth 15% të forcave të pranishme në vend, ku aktualisht janë të stacionuar mbi 36,000 trupa amerikane sipas një numërimi zyrtar të përfunduar në fund të vitit 2025.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Sean Parnell, deklaroi se “tërheqja pritet të përfundojë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm”.
Vendimi erdhi pas pakënaqësisë së shprehur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndaj komenteve të Kancelarit gjerman Friedrich Merz mbi strategjinë amerikane për Iranin.
Merz kishte vlerësuar se “amerikanët padyshim nuk kanë strategji” dhe se Teherani po “poshtëron” fuqinë më të madhe botërore, gjë që nxiti reagimin e ashpër të Trump.
Presidenti amerikan paralajmëroi se po shqyrtonte reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në Gjermani dhe premtoi se një vendim do të merrej së shpejti.
Ai shtoi gjithashtu se po konsideron zvogëlimin e trupave të stacionuara në Itali dhe Spanjë, ku në fund të vitit 2025 ishin respektivisht 12,662 dhe 3,814 ushtarë amerikanë.
Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta në Kongresin amerikan, ku senatorja Jeanne Shaheen kritikoi vendimin duke thënë se “duhet të qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë, jo të sabotojmë interesat e sigurisë për shkak të veseve të vogla”.
Ndërsa senatori Jack Reid e quajti këtë një “gabim serioz”, duke paralajmëruar se reduktimi i pranisë ushtarake amerikane në Evropë në një kohë kur Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës është një dhuratë për Vladimir Putinin.
Përveç çështjes së trupave, Trump ka shtuar kritikat ndaj aleatëve evropianë për mungesën e kontributit në ofensivën izraelito-amerikane kundër Iranit dhe për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu rritjen e tarifave për automjetet e importuara nga BE në SHBA deri në 25%.
Bashkimi Evropian reagoi duke theksuar se prania e trupave amerikane në Evropë “i shërben gjithashtu interesave të SHBA-së në kontekstin e veprimeve të saj globale”.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...