Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, Policia: Po hetohet rasti

09:49 | 2 Maj 2026
R J

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Trepçë.

Në raport bëhet e ditur se janë vjedhur dy trafo, vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro.

‘’VJEDHJE E RËNDË

Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë  01.05.2026 – 08:05. Ankuesi mashkull kosovar,  raporton se ka ndodhur një vjedhje  në objektin  e Trepçës në Mitrovicë  ku janë vjedhur dy trafo  (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro.  Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale