Pas arritjes së marrëveshjeve me Google , SpaceX dhe OpenAI, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se ka nënshkruar marrëveshje me Nvidia, Microsoft, Amazon Web Services dhe Reflection AI që i lejojnë asaj të vendosë teknologjinë dhe modelet e tyre të Al në rrjetet e saj të klasifikuara për “përdorim të ligjshëm operacional”.
“Këto marrëveshje përshpejtojnë transformimin drejt krijimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si një forcë luftarake e bazuar në Al dhe do të forcojnë aftësinë e luftëtarëve tanë për të ruajtur epërsinë në vendimmarrje në të gjitha fushat e luftës”, thuhet në deklaratë.
Departamenti i Mbrojtjes tha se pajisjet dhe modelet e Al të kompanive do të vendosen në mjedise të Nivelit të Ndikimit 6 (IL6) dhe Nivelit të Ndikimit 7 (IL7).
Aty do të shërbejnë për të “përmirësuar sintezën e të dhënave, për të rritur kuptimin e situatës dhe për të shtuar vendimmarrjen e luftëtarëve”.
IL6 dhe IL7 janë klasifikime sigurie të nivelit të lartë për sistemet e të dhënave dhe informacionit që konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare dhe kërkojnë që këto sisteme të mbrohen fizikisht, përmes kontrolleve të rrepta të aksesit dhe auditimeve.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...