Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, në lagjen “Liria”.
Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion teksa lëvizte në këmbë anës rrugës, shkruan Euronews.al.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., e ka goditur për vdekje të moshuarin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia e Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbetur sendet e të moshuarit, njera këpucë dhe disa lekë , të cilat ishin fituar më shumë mundim nga i moshuari.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...