Instituti “Friends of the Western Balkans” ka mbajtur një takim në ambasadën italiane në Prishtinë, bashkë me ministrin e jashtëm në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca.
Nikoqir i takimit ishte ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, teksa temë diskutimi ishte rruga e Kosovës drejt BE-së.
“Një takim joformal i ‘Friends of the Western Balkans’ në Ambasadën e Italisë në Kosovë, e organizuar nga Ambasadori Antonini, me ZVKM/MJ Konjufcën, me Shefat e Misioneve dhe me Zyrën e BE-së”.
“Bisedimet u fokusuar në rrugën e Kosovës drejt BE-së, në zhvillimet e brendshme politike dhe në kontekstin rajonal”, u tha në njoftimin e Ambasadës Italiane në X.
“Friends of Western Balkans” është një institut privat për promovimin e dialogut, pajtimit, zgjidhjes paqësore të çështjeve të hapura, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Iniciativa u themelua në dhjetor 2023 nga Borut Pahor, ish-kryeministër dhe ish-President i Republikës së Sllovenisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...