Një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit të enjten (30 prill), i cili po trajtohej në gjendje kome si pasojë e një aksidenti të pësuar rreth 1 vit më parë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, shkaktari i dyshuar i këtij aksidenti është një shtetas i Shqipërisë, i cili ende gjendet në arrati.
“Ferizaj / 26.05.2025-19:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në gjendje kome duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, me 30.04.2026 ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari shtetas i Shqipërisë gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...