Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj dëmtimit të veturës së gazetarit të Grupit Koha, Adriatik Kelmendi, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që përmes krijimit të kushteve të mira për punën e gazetarëve të kontribuojë në mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe lirisë së shprehjes për të cilën kanë edhe detyrim ligjor.
KMDLNj nëpërmjet një komunikate ka dënuar këtë rast duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase në mënyrë që të zbardhen motivet e këtij rasti dhe të mos lejohet spekulimi i motivit e aq më parë që bëhet fjalë për një gazetar të njohur dhe kritik dhe ende pa përfunduar hetimet domosdoshmërisht po ndërlidhet motivi i sulmit me profesionin që e ushtron.
“Në Kosovë kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar kurse kërcënuesit dhe sulmuesit nuk po identifikohen prandaj këto sulme po mbesin të pa dënuara. KMDLNj del në mbështetje të gjithë atyre gazetarëve që e ushtrojnë detyrën e tyre të udhëhequr nga parimet profesionale, si bazë për një informim të drejtë dhe të paanshëm dhe dënon sulmin ndaj gazetarëve si përpjekje për të ndikuar në formimin e opinionit objektiv sikur që kërkon edhe nga institucionet e Kosovës që përmes krijimit të kushteve të mira pë r punën e gazetarëve të kontribuojë në mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe lirisë së shprehjes për të cilën kanë edhe detyrim ligjor. Kusht i parë për këtë është dënimi i dhunuesve që pengojnë punën e gazetarëve”, thuhet në komunikatë.
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...
Real Madrid monitoron Vitinha dhe Rodrin për përforcimin e m...