Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, është duke mbajtur një takim me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka konfirmuar në “Konfront” të KTV-së të enjten se Abdixhiku e Osmani veçse janë dakorduar për bashkim në zgjedhjet e ardhshme.
“Edhe sonte në kuadër të arritjes së një qëllimi të përbashkët, për modalitetin dhe formën dhe për mënyrën se si do të arrihet një pajtim i ndërtimit të së djathtës dhe në listën e LDK-së, për këtë është çështje që vetë ata do ta bëjnë të ditur… Mund të konstatoj se pajtueshmëria për një garë ekziston tashmë, për modalitetin dhe formën do të bëhet me dije pasi të arrihet pajtueshmëri e plotë”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë të ditur se nuk është takimi i parë i Abdixhikut me Osmanin për këtë çështje.
Sipas tij, po bëhet fjalë për kthim në një garë të përbashkët, “në një front të përbashkët”. Ai ka refuzuar të konfirmojë nëse bëhet fjalë për kthim në parti pasi këto janë “çështje që po diskutohen”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...