Barcelona vazhdon të monitorojë nga afër tregun e talenteve të rinj për të ardhmen, ndërsa së fundmi në fokus ka vendosur një premtim të madh nga Franca.
Sipas mediave franceze, klubi katalanas po ndjek me shumë interes David Boly, mbrojtës i djathtë 17-vjeçar i Paris Saint-Germain. Raportohet se skautët e Barcelonës kanë muaj që po e vëzhgojnë nga afër zhvillimin e tij.
Boly u pa nga afër edhe në gjysmëfinalen e Youth League ndaj Real Madrid, ku ai asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij, megjithatë PSG u eliminua pas penalltive.
Mbrojtësi i ri ka bërë edhe debutimin me ekipin e parë të PSG-së në Kupën e Francës këtë sezon dhe ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2027.
Pavarësisht se PSG e konsideron një projekt për të ardhmen, Barcelona duket e vendosur të tentojë transferimin e tij.
Boly është pjesë e kombëtares U-17 të Francës dhe konsiderohet si një nga talentet më premtuese në vend.
Ndërkohë, mediat kujtojnë edhe përplasjet e fundit mes Barcelonës dhe PSG-së në tregun e transferimeve, konkretisht për rastin e Dro Fernández.
Mesfushori ofensiv u transferua drejt Parisit gjatë dimrit për rreth 8.2 milionë euro, pasi kishte zhvilluar disa ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës.
Tani, dy klubet mund të përballen sërish për një tjetër talent të ri./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...