Vendimi final i Robert Lewandowski për të ardhmen e tij po afrohet, ndërsa sulmuesi polak mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe deri tani nuk ka marrëveshje për rinovim, pasi klubi katalanas i ka ofruar një kontratë me kushte financiare më të ulëta krahasuar me këtë sezon.
Sipas mediave italiane, interesimi për “Lewy”-n ka qenë i vazhdueshëm muajt e fundit, me Juventus që aktualisht duket më e vendosur për ta transferuar sulmuesin veteran.
“Zonja e Vjetër” thuhet se i ka ofruar një kontratë njëvjeçare me vlerë rreth 6 milionë euro neto, plus bonuse shtesë.
Raportohet se drejtuesit në Torino e shohin veten në avantazh për transferimin e 37-vjeçarit, por gjithçka mbetet e hapur.
Sipas Mundo Deportivos, deri tani nuk ka një vendim përfundimtar dhe interesimi i Juventusit shihet më shumë si dëshirë e klubit italian.
Në javën e ardhshme pritet që agjenti i tij, Pini Zahavi, të mbërrijë në Barcelonë për të diskutuar me drejtuesit e klubit për të ardhmen e sulmuesit.
Përveç Juventusit, interesim për Lewandowskin kanë shfaqur edhe AC Milan, si dhe disa klube nga Arabia Saudite.
E ardhmja e sulmuesit mbetet e hapur, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret shumë shpejt./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...