Ballkani nuk është dorëzuar ende në garën për titull kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.
“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1-2, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar.
Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (38’).
Ndërsa, ishte sulmuesi Festim Alidema që e dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të bukur (53’).
E tëra që bëri Drenica ishte goli i nderit falë mesfushorit Igball Jashari (82’).
Ballkani kësisoj zë pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 38 sosh.

Në takimin tjetër, Dukagjini e fitoi në Ferizaj me rezultat 1:2.
Hekuran Berisha me një supergol e zhbllokoi epërsinë pas 38 minutave lojë.
Ferizaj kishte dy mundësi të mira për ta barazuar rezultatin, mirëpo nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Ndërsa, fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca (51’).
E tëra që bëri Ferizaj ishte goli i nderit falë Betim Haxhimusës (90’).
Dukagjini me këtë fitore renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj zë pozitën e nëntë me 33 sosh.

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...