Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu para pak minutash ka arritur tek zyra e Presidencës së Kosovës.
Haxhiu arriti për t’iu bashkuar në takim përfaqësuesve të partive politike në vend, ku do të diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pak më parë në takim arritën edhe Bedri Hamza nga PDK, Jehona Lushaku- Sadriu nga LDK, Ardian Gjini nga AAK, Donika Gërvalla nga Guxo Duda Balje dhe përfaqësues të tjerë.
Dy datat e mundshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë 31 maj dhe 7 qershor.
Kreshnik Radoniqi nga KQZ dje deklaroi se Komisioni Qendror Zgjedhor preferon datën 7 qershor që të mund të kryejnë të gjitha përgatitjet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...