Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje qeverisë britanike të ndërmarrë veprime për të mbrojtur hebrenjtë.
Një deklaratë i referohet “dobësisë” përballë “një sulmi antisemitik pas tjetrit”, shkruan BBC.
“Fjalët nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me këtë plagë. Ne kërkojmë dhe presim veprime nga qeveria britanike për të mbrojtur hebrenjtë e Anglisë dhe për t’i sjellë antisemitët para drejtësisë”, thuhet tutje në deklaratë.Dje, dy burra janë therur në Golders Green në veri të Londrës, pasi një burrë me thikë është parë duke vrapuar në rrugën kryesore, duke u përpjekur t’i sulmonte hebrenjtë në zonë. Të dy pësuan lëndime të rënda.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...