27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Prekaz

10:44 | 30 Prill 2026
R J

Sot janë mbushur 27-vite nga rënia e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra. Një delegacion i PDK-së ka bërë homazhe në Prekaz.

Enver Hoxhaj ka vlerëuar lart Kodrën për të cilin ka thënë se ishte një nga figurat më të qëndrueshme të luftës për liri të Kosovës.

“Ai ishte aty që në fillim, në momentet më të vështira, kur gjithçka varej nga guximi i pak njerëzve që nuk u tërhoqën”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.