Shefja e grupit parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e ka quajtur “fushatë të paturpshme” kundër subjektit politik që përfaqëson.
Në një deklarim publik, Lushaku ka thënë se gjatë orëve të mesnatës është nisur një fushatë që, sipas saj, përfshin fabrikim të posterëve në gjuhën serbe, pretendime për dorëheqje të rreme si dhe mesazhe fyese e intimidimi ndaj anëtarëve të LDK-së.
Ajo ka theksuar se këto veprime janë, siç u shpreh, dëshmi e frikës nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së dhe rritja e saj potenciale
politike.
‘Një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër LDK-së. Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja potenciale e saj. Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet. Ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë”, tha ajo.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...