Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci

10:04 | 30 Prill 2026
R J

Këtë të enjte shënohet përvjetori i rënies se 280 martirëve nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Në këtë përvjetor të rëndë, homazhe te Kompleksi Memorial ka bërë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në kompleksin memorial në Verboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa të tjerët prehen në fshatra përreth.