310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë

10:03 | 30 Prill 2026
E.K

rejtoria Rajonale në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar gjithsej 310 tiketa trafiku ndaj ngasësve të motoçikletave.

Sipas njoftimit, aksionet janë realizuar nga stacionet policore, njësiti i Trafikut Rajonal dhe njësiti për Reagim të Shpejtë, në kuadër të planeve operative për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e komunikacionit rrugor.

Shkeljet më të shpeshta të evidentuara kanë qenë:

Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer
Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim
Drejtimi pa helmetë mbrojtëse

Policia ka bërë të ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion./Arbresh.info