Finalisti i Big Brother VIP Albania 5 dhe trajneri i fitnesit, Mateo Borri, feston ditëlindjen.
Kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për Mateon, pasi në këtë edicion ai nuk arriti të fitojë çmimin e madh, por nga eksperienca në shtëpi fitoi atë që e quan “dashuria e jetës” – modelen nga Kosova, Brikena Selmani.
Për këtë datë speciale, Brikena i ka organizuar një befasi, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur pranë një baneri urimi për ditëlindje, të shoqëruar edhe nga shumë tullumbace.
Foto: Brikena/InstaStory
Në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët, modelja i ka bërë një dedikim të shkurtër, por domethënës: “U rritsh me mua”.
Ndërkohë, Mateo Borri në natën finale të Big Brother VIP Albania 5 u rendit në vendin e tretë, ndërsa Miri u shpall i dyti. Fituesja e këtij edicioni ishte Selin Bollati, e cila rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës