Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik.
Sipas njoftimit zyrtar, ky projekt përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë punës, të miturit instaluan gypat e ujësjellësit sipas standardeve teknike dhe realizuan montimin e bojlerit për furnizim me ujë të ngrohtë. Aktiviteti u zhvillua në grup, nën mbikëqyrjen e instruktorit, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe teknikat e përfituara gjatë trajnimit.
“Përmes këtij angazhimi, ata kanë forcuar njohuritë teknike, kanë zhvilluar aftësi bashkëpunimi dhe organizimi në grup, si dhe kanë rritur përgjegjësinë në respektimin e standardeve të sigurisë. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm në formimin profesional të të miturve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe për sfidat që i presin në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...