“Play-off”-i i ProCredit Superligës po sjell super ndeshje, dramë dhe adrenalinë në arenat e basketbollit.
Çdo sfidë është vendimtare dhe shumë e rëndësishme.
Seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, duke premtuar spektakël në sfidat e ardhshme.
Bashkimi – Bora përballen në një super takim sonte, ku të dy skuadrat synojnë të avancojnë 2:1.
Ndeshja e parë përfundoi 73:70, derisa e dyta 76:75, me dy përballje dramatike, ashtu siç pritet edhe sfida e tretë.
Trepça – Peja ndeshen sërish në një betejë për të pasur epërsinë në gjysmëfinale.
Dy gjigantët e basketbollit duan fitore, e më pas edhe të kalojnë në finale.
Takimi i parë përfundoi 86:78, kurse i dyti 95:93, në një sfidë të jashtëzakonshme.
Pas katër ndeshjeve dramatike e të zjarrta, sfida të jashtëzakonshme priten edhe në mesjavë.
Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...