Janë rikthyer alarmet për bomba nëpër shkollat e Shkupit. Sot u morën njoftime për bomba të vendosura në shkollat e mesme “Dimitar Vlahov”, SHGJM “Vlado Tasevski” – Shkup, dhe SHGJM “Marija Curie – Sklodovska”.
Institucionet kompetente janë në terren, pas së cilës nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar nga ndërtesat.
Deri më tani, nuk ka njoftime për të lënduar, dhe mësimi është pezulluar përkohësisht ndërsa po kryhen kontrolle sigurie.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin informacione të paverifikuara, ndërsa institucionet punojnë për sqarimin e rastit.
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet