Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar duke e cilësuar situatën si një moment të rëndë për vendin.
Osmani ka theksuar se mbrëmja e kaluar ka qenë një natë e vështirë për Kosovën dhe ka bërë thirrje për përgjegjësi politike, duke shtuar se është koha për t’i dhënë fund, siç u shpreh ajo, propagandës dhe për të vepruar në interes të qytetarëve.
“Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës, aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, shtoi Osmani./Arbresh.info
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet