Mit’hat Llozhani ka arritur në Kosovë pas disa muajsh në paraburgim në Serbi.
Ai ishte ndaluar në muajin shkurt në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Pas një periudhe të gjatë procedurash, ai është liruar dhe tashmë ka hyrë në vendlindje.
Ndryshe, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mithat Llozhani, është arrestuar te muaj më parë nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Koracisë teksa po kthehej nga Gjermania.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka dhënë versionin zyrtar të autoriteteve serbe lidhur me arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhanit, i cili sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) është ndaluar vetëm pse në xhep i është gjetur kartela e anëtarësisë së veteranit.
Daçiç ka deklaruar se Lozhani është arrestuar në Pikën Kufitare të Batrovcit nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet