Parisi e ka fituar njërën nga ndeshjet më të çmendura në historinë e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me rezultat 5-4, përballje e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.
Ndeshja nisi më mirë për gjermanët që realizuan me Harry Kane nga penalltia në minutën e 17-të për 0-1, shkruan Arbresh.info.
Por shtatë minuta më vonë, Khvicha barazoi rezultatin në 1-1. Në minutën e 33-të, Joao Neves e kaloi në epërsi Parisin me golin e tij me kokë.
Katër minuta para fundit Olise me një super gol barazoi rezultatin në 2-2.
Por nuk mbaroi me kaq, kampioni në fuqi i Evropës, fitoi një penallti falë një prekje të topit me dorë nga Davies, krejt në fund të pjesës së parë.
Në gol e konkretizoi fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele për ta çuar Parisin në pushim me epërsi 3-2.
Në 15 minutat e parë të pjesës së dytë, Parisi shënoi dy herë për ta thelluar epërsinë.
Fillimisht Khvara realizoi në minutën e 56-të për 4-2. Pastaj dy minuta më vonë Dembele shënoi edhe golin e pestë.
Bayerni iu është kundërpërgjigjur shpejtë Parisit, me dy gola për ta ngushtuar epërsinë në 5-4, pas disavantazhit në fillim të pjesës së dytë.
Fillimisht Upamecano ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të për 5-3.
Kurse Luis Diaz u përkujdes për 5:4 vetëm tre minuta më vonë. Goli i kolumbianit u rishikua me VAR, dhe më pastaj u konfirmua si i rregullt.
Tre minuta para fundit, Mayulu pati mundësi të shënoj golin e gjashtë për PSG, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe PSG shënoi fitore në aktin e parë gjysmëfinal.
Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” luhet të mërkurën e ardhshme ku edhe përcaktohet finalisti i Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se Parisi është në rrugë të mirë për të kaluar në finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...