Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën jokushtetuese të trajtimit të procesit të zgjedhjes së presidentit.
Ai theksoi se Kosova po kalon sfidën më të madhe që nga shpallja e pavarësisë dhe se veprimet e Kurtit, sidomos pas 28 dhjetorit, kanë penguar krijimin e shumicës dhe konsensusit për zgjedhjen e presidentit.
“Orët e fundit shteti jonë, Kosova ka qenë duke u sfiduar me sfidën më të madhe prej kohës kur është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Tendenca në mënyrë jokushtetuese për me zgjedh presidentin ka qenë shqetësuese. Zgjedhje e presidentit është preokupim i të gjithëve, nuk kisha dashur të jem në konferencë për këtë temë. E kemi alarmu edhe në komunikimet publike se z.Kurti me strategjinë dhe veprimet sidomos pas datës 28 dhjetor, kanë qenë në formën që me pamundësi që kjo legjislaturë me ndërtu shumicën dhe konsensusin që vendi me pas presidentin”, tha Tahiri.
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet