Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në konferencë për media, pak orë para seancës së fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ai i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurtim duke thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën që sipas tyre është komplot ndaj shtetit.
Tahiri po ashtu tha se nëse Kurti e ka seriozisht bashkëpunimin me LDK-në për të zgjedhur Presidentin, do të duhej të ngjitet veç një kat më lart dhe të diskutonte.
“Emrin e ka manipulim politik. Nuk duam të jemi pjesë e këtij komploti ndaj shtetit. Po të donte Kurti të zgjedhte president, ai do të kërkonte emër prej opozite. Qysh flet një kryeministër përmes mediave e nuk ngjitet një kat ma nalt me i taku partitë. AAK nuk ka qenë e ftuar në asnjë diskutim. Por ne kurrë s’kemi ikë nga përgjegjësia” ka thënë Besnik Tahiri.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...