Në mbarë botën sot shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, e cila këtë vit i kushtohet rolit të muzikës dhe krijimtarisë artistike në zhvillimin ekonomik dhe kulturor.
Tema e këtij viti, “Pronësia Intelektuale dhe Muzika: Ndjeje ritmin e IP-së” (“IP and Music: Feel the Beat of IP”) , vë në pah rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorit për artistët, producentët dhe industrinë muzikore në përgjithësi, raporton RTKlive.
Kjo ditë është themeluar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), e cila thekson se të drejtat e pronësisë intelektuale janë thelbësore për nxitjen e inovacionit dhe krijimtarisë.
Sipas WIPO, çdo vit në nivel global paraqiten mbi 3.5 milionë aplikime për patenta dhe mbi 15 milionë aplikime për marka tregtare, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të inovacionit.
Industritë kreative, përfshirë muzikën, luajnë rol të rëndësishëm në ekonomi, duke kontribuar ndjeshëm në punësim dhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto në shumë vende.
Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale synon të rikujtojë rëndësinë e mbrojtjes së ideve dhe krijimeve, duke inkurajuar një mjedis më të sigurt për artistët dhe inovatorët në gjithë botën.
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...
Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për p...