Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili është vrarë 25 vite më parë.
Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtje është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
“Më lejoni që në emër të LDK-së të mbajmë një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili u vra 25 vite më parë”, ka thënë Lushaku-Sadriu në seancë.
Rendi i plotë i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
parlamentare.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova