Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po mban mbledhjen e radhës në të cilën po shqyrtohen një varg projektligjesh.
Ndër pikat e rendit të ditës për diskutim është edhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-036 për ratifikimin e Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.
Për rëndësinë e këtij projektligji raportoi ministrja e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se projektligji ka rëndësi të madhe ekonomike për vendin.
“Kjo marrëveshje buron nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në tregtinë e mallrave dhe përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale, përmirësimin e qasjes në treg për produktet bujqësore, të drejtat e pronësisë, si dhe vendosjen e rregullave të qarta për origjinën e mallrave dhe rritjen e sigurisë juridike të operatorëve ekonomikë.” tha ajo.
Komisioni, me shumicë votash, rekomandon miratimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s./rtk
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë