
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar të enjten.
Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove, të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.
“Zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me Prokuroria Themelore Publike Shkup, e kanë privuar nga liria M.S., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale – përvetësim dhe keqpërdorim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Sejdini e mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën të, Maqedonia e Veriut e arriti suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020.
Ai u largua nga posti në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati.
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...