Sot në Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi.
Seanca pritet të filloj nga ora 13:15, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se më 7 korrik 2024, Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (UÇK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Dyshohet se ai është hedhur nga një automjet në lëvizje pas sulmit.
Në këtë rast, dy persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.
Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, që rezultoi në vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet në paraburgim për veprat penale: “Mosdhënie ndihme” dhe “Moskallëzim i veprave penale ose i autorëve të tyre”.
Incidenti tronditi opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Më shumë se një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi dhe çështja do të dëgjohet në gjykatë sot.
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë