Raportet mes kapitenit të Real Madrid, Dani Carvajal, dhe trajnerit Álvaro Arbeloa, raportohet se janë të tensionuara që nga fillimi i sezonit.
Sipas mediave spanjolle, Carvajal nuk e ka pritur mirë vendimin e trajnerit për ta lënë shpesh në stol, duke i dhënë përparësi anglezit Trent Alexander-Arnold.
Megjithatë, Arbeloa ka deklaruar publikisht se nuk ka asgjë personale në këtë situatë, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për vendime në interes të skuadrës.
Ky vendim ka nxitur reagime të ndryshme, ku disa e shohin si mungesë respekti ndaj një legjende të klubit madrilen.
Carvajal mbetet një nga figurat kryesore në dhomat e zhveshjes, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme te Real Madridi. Ai konsiderohet si një nga lojtarët me më shumë trofe në historinë e klubit dhe simbol i “ADN-së madrilene”.
Megjithatë, statusi i kapitenit nuk garanton automatikisht vendin në formacion. Një shembull i ngjashëm është edhe ai i Luka Modrić, i cili gjithashtu ka kaluar në një rol më të kufizuar me kalimin e viteve.
Nga ana tjetër, Trent Alexander-Arnold shihet si një projekt afatgjatë i klubit. 27-vjeçari iu bashkua Real Madridit verën e kaluar dhe ka kontratë deri më 30 qershor 2031, duke i dhënë klubit stabilitet për vitet në vijim.
Në kontrast, Carvajal është 34 vjeç dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026. Për më tepër, ai ka kaluar një dëmtim serioz në gju, i cili ka ndikuar në formën e tij fizike dhe performancën në fushë./Arbresh.info
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...