Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar sot sekuestrimin e një sërë pasurish të individëve nën hetim, me vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro. Hetimet po kryhen në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për veprat penale që lidhen me korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale.
Sipas vendimit nr. 289, datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, janë sekuestruar pasuri të shumta në ngarkim të personave nën hetim:
SPAK ka njoftuar sekuestrimin e një sërë pasurish me vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro, të lidhura me individë të ndryshëm nën hetim.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, në ngarkim të shtetases M.K. janë sekuestruar apartamente në Tiranë, pasuri në Kavajë e Sauk, një autoveturë dhe disa llogari bankare.
Ndërkohë, E.A. rezulton me sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe trualli në Petrelë, Lundër e Durrës, apartamente, garazhe, automjete luksoze dhe llogari bankare në disa institucione financiare.
Në ngarkim të E.B. janë sekuestruar truall dhe ndërtesa në Tiranë, Vlorë e Kavajë, apartamente, një yacht luksoz, si dhe subjekte tregtare e llogari bankare.
Gjithashtu, G.H. ka pasur të sekuestruar një shumë mbi 123 milionë lekë në një subjekt privat, ndërsa A.P. mbi 410 milionë lekë dhe pasuri të tjera financiare. Për E.J., SPAK ka sekuestruar një shumë mbi 100 milionë lekë në një subjekt privat.
SPAK falënderoi Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara për bashkëpunimin në këtë operacion. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.
NJOFTIM PËR SHTYP NGA SPAK
Sekuestrohen pasuri në vlerën e mbi 40 milionë eurove, në kuadër të procedimit penal 20/1 të vitit 2025
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim M. K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim E.A:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim E.B:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Në ngarkim të personit nën hetim G.H:
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Në ngarkim të personit nën hetim A.P:
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;
Në ngarkim të personit nën hetim E.J:
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.
Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
/rtsh.al/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...