Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike

12:03 | 21 Prill 2026
E.K

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka deklaruar se importi i energjisë elektrike është rritur në përmasa të paparashikueshme.

Ajo tha se qytetarët nuk kanë pasur asnjë arsye që të përballen me rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si pasojë e keqmenaxhimit në sektorin energjetik.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të prodhimit vendor dhe probleme edhe me furnizimin me thëngjill.

“E para për energji, krejt çka dimë është se është rritur importi në përmasa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodh edhe pse prodhimi ka rënë, por kohëve të fundit ka rënë edhe thëngjilli. Është mirë me ju tregu që energjia elektrike këtë vit është shty, por nuk do të thotë se nuk do të rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku që në të paguajmë rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keqmenaxhimit i komplet sektorit energjetik. Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat, broçkullat dhe lloj-lloj fjalie që del për me mbulu çka ka ndodh gjatë këtyre viteve, dhe kjo nuk mund të hetohet nga Zyra e Rregullatorit, pasi është palë e inkriminuar në këtë tollovi të energjisë elektrike”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale