Gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ndali kritikat për investitorët në tregun e shërbimit.
Duke u ndalur tek bizneset që kanë të bëjnë me mikpritjen e vizitorëve dhe turistëve, Rama u shpreh se vendosja e çmimeve të larta i largojnë klientët.
“Nuk na duhet të bëhemi një destinacion i mbingarkuar i masës, që është një turizëm që sjell shumë njerëz por që nuk janë konsumatorë të lartë, por janë konsumatorë të ulët. Ne duhet të synojmë ato që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim, duke prodhuar, duke mbajtur çmimet e ulëta”, tha Rama.
“Po të shikosh çmimet në shumë pika në Shqipëri, dhe shikon investimin, e më pas çmimet e larta. I ndërpret të ardhmen duke bërë lista, menu-ra, tabelën e çmimeve të dhomave me atë urinë për të fituar sot edhe atë që do të fitosh nesër, fatkeqësisht ti bën varrmihësin e investimin tënd. Ka ndodhur jo në pak vende. Nëse ti investon në një restorant me kashtë dhe nuk e ke problem atë që ke investuar, thua të përfitosh sot.
Dhjetëra miliona euro për hotele, agroturizma dhe je i vetëdijshëm që këto investime duan shumë para në fillim, por kthimin e kanë të ngadaltë por të qëndrueshëm, duhet ta mendosh që të fitosh mbi atë që ke ndërtuar hap pas hapi”, vijoi më tej Rama.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...