Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se mbrëmë është zhvilluar një aksion nga Policia e Kosovës në disa lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se nga ky aksion u arrestuan 26 persona dhe u sekuestruan rreth 150 mijë euro, shkruan Arbresh.info.
“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis. Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, tha Sveçla./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...