Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një armë zjarri pa leje.
Sipas Policisë së Ferizajt, rreth orës 07:50 është pranuar informata për rrahje, ndërsa njësitet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Aty janë identifikuar tre persona të përfshirë: M.H. (47 vjeç), V.H. (43 vjeç) dhe A.H. (71 vjeç).
“Sipas hetimeve fillestare, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me punime në afërsi të një prone. Si pasojë e përleshjes, të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF-Ferizaj”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë trajtimit të rastit, policia thotë se ka siguruar informacione se njëri nga të dyshuarit posedonte armë zjarri pa leje.
Më pas, personi me inicialet A.H. ka dorëzuar një pistoletë dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar.
“Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore”, thotë policia.
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...