Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me armatimin e gjetur në dy lokacione në Zubin Potok, duke bërë të ditur se armatimi është zbuluar nga bashkëpunimi me qytetarë.
Nga policia, është theksuar se, për rastin e parë, policia ka pranuar sot, informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok mund të ketë mjete të dyshuara ilegale, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59; 3 fishekë 7.62 mm; 165 fishekë 7.92 mm; Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbisë.
Edhe për rastin e dytë, njofton policia, informatat i ka pranuar sot, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar: 1 zollë; 2 trombllona; 2 granata dore M75; 2 armë AK-47; 9 karikator; 90 fishekë për armë të gjatë; 79 fishekë 11.53 mm ; 2 thika taktike.
Lexo edhe:
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarja
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...