Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tyre G.SH.
Përmes një telegrami ngushëllimi, ky institucion ka bërë të ditur se lajmi për humbjen e tij ka pikëlluar të gjithë kolektivin, duke theksuar se ai nuk ishte vetëm koleg, por edhe mik dhe njeri me shpirt të madh.
Në njoftim thuhet se i ndjeri Granit Sherifi ishte model përkushtimi dhe integriteti, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
“Në emër të të gjithë kolektivit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shprehim ngushëllimet tona më të sinqert familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën. Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë. Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...