Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe njëherësh Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka deklaruar blerjen e një banese gjatë këtij viti, sipas formularit të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Bëhet fjalë për një banesë me sipërfaqe 128.74 metra katrorë, në vlerë 128 mijë e 740 euro, e blerë në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe e financuar përmes kredie bankare. Në deklarim figuron një kredi prej 160 mijë euro në emër të saj, nga e cila kanë mbetur për t’u shlyer 159 mijë e 89 euro.
Në emër të bashkëshortit janë deklaruar edhe një banesë tjetër në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë në vlerë 15 mijë euro.
Sa i përket pasurive të luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, në pronësi të përbashkët.
Në kategorinë e mjeteve financiare, ajo ka raportuar 1 mijë e 531 euro para të gatshme.
Ndërkohë, në detyrimet financiare është përfshirë edhe një shumë prej 1 mijë e 100 euro në emër të bashkëshortit.
Sa i përket të ardhurave, Haxhiu ka deklaruar pagë vjetore nga Kuvendi në vlerë 22 mijë e 658 euro, si dhe 234 euro mëditje dhe 1 mijë e 140 euro nga shtesa dhe kompensime të tjera.
Ndërsa bashkëshorti i saj ka raportuar të ardhura vjetore prej 16 mijë e 739 euro nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe 1 mijë e 747 euro mëditje nga udhëtimet jashtë vendit.

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...