Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 13:30, në zyrat e institucionit.
Mbledhja do të kryesohet nga Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë disa pika që lidhen me aktivitetet dhe funksionimin e KQZ-së.
Një nga çështjet kryesore që pritet të shqyrtohet është rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”.
Po ashtu, në këtë mbledhje do të trajtohet edhe emërimi i komisionit të pranimit për pozitën e drejtorit, të sekretariatit të KQZ-së, si edhe pika të tjera të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Mbledhja e KQZ-së nr. 35 në vitin 2026
Data dhe ora: 17 prill 2025 në orën 13:30
Vendi: Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Rendi i Ditës
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e zyrës – rekomandim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”;
3. Emërimi i komisionit të pranimit për pozitën e drejtorit, të sekretariatit të KQZ-së;
4. Të ndryshme.
Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...