Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar me një status publik, ku ka shprehur shqetësimin për zhvillimet që lidhen me një projekt që ai e konsideron me vlerë për vendin.
Pacolli ka thënë se fillimisht kishte nisur këtë rrugë “me zemër të mbushur me gëzim” dhe me synimin për të krijuar “një margaritar, një trashëgimi që do t’i mbetej Shqipërisë”, por sipas tij, situata aktuale është përkeqësuar, shkruan Arbresh.info.
“Sot, ajo ëndërr është duke u kthyer në ankth. Ajo që duhej të ishte krenari po shndërrohet në një problem që rrezikon të marrë përmasa të rënda”, ka shkruar ai.
Megjithatë, ai thekson se mbetet i përkushtuar ndaj projektit dhe beson në realizimin e tij, pavarësisht pengesave.
“Jam ende i përkushtuar. Ende besoj se kjo vepër mund dhe duhet të ekzistojë”, thekson Pacolli, duke shtuar se nuk duhet të pengohet nga padrejtësitë dhe veprimet e individëve që, sipas tij, “shesin shpirtin e tyre”.
Ai ka kritikuar edhe mbështetjen që, sipas tij, po i jepet së keqes, ndërsa e mira po luftohet.
“Është e dhimbshme kur sheh se e mira luftohet, ndërsa e keqja gjen mbështetje”, ka deklaruar ai.
Në fund, Pacolli ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës dhe nuk do të ndalet.
“Unë zgjedh të qëndroj me të drejtën, me punën dhe me të vërtetën… Dhe unë nuk do të ndalem!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info./
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale