Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundur – “Anfieldi” mund të bëjë diferencën

18:50 | 13 Prill 2026
D.H

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, është shprehur optimist para përballjes së kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Paris.

Në konferencën për media para sfidës në “Anfield”, tekniku holandez theksoi se skuadra e tij beson se kualifikimi është ende i arritshëm.

“Rezultati ishte 2-0 dhe kjo është gjëja e parë që duhet ta kujtojmë. Edhe pse loja u ndje ndryshe, rezultati është ai që ka rëndësi. Ne kemi treguar shumë herë këtë sezon se mund të bëjmë paraqitje të mëdha, sidomos në ndeshje të mëdha”, deklaroi Slot.

Ai shtoi se në 49 ndeshje në shtëpi, skuadra e tij ka arritur të shënojë dy ose më shumë gola në 36 prej tyre, duke rritur besimin për një përmbysje të mundshme.

Sa i përket taktikës, Slot theksoi se nuk priten ndryshime të mëdha nga ndeshja e parë.

“Njerëzit mendojnë se do të ndryshojmë shumë, por qasja jonë nuk është aq e ndryshme. Ne nuk luajmë për t’u mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes. Edhe në Paris kemi bërë presion të lartë disa herë, por kundërshtari është shumë i fortë dhe na ndëshkoi”, tha ai.

Ai pranoi se skuadra duhet të marrë më shumë rreziqe në ndeshjen e kthimit për të rikthyer kontrollin e topit dhe për të krijuar raste.

Slot theksoi rëndësinë e balancës në formacion, duke nënvizuar se për të sulmuar, skuadra fillimisht duhet të fitojë posedimin e topit.

“Në ndeshjen e parë ata kishin 76 për qind të posedimit. Kjo është diçka që duhet ta ndryshojmë. Nëse e kemi topin më shumë, atëherë mund të krijojmë më shumë rrezik”, u shpreh ai.

Slot theksoi rëndësinë e balancës në formacion, duke nënvizuar se për të sulmuar, skuadra fillimisht duhet të fitojë posedimin e topit.

“Në ndeshjen e parë ata kishin 76 për qind të posedimit. Kjo është diçka që duhet ta ndryshojmë. Nëse e kemi topin më shumë, atëherë mund të krijojmë më shumë rrezik”, u shpreh ai.

Në fund, tekniku i Liverpoolit pranoi se përmbysja kërkon një paraqitje të jashtëzakonshme, por mbetet e realizueshme.

“Kur je 2-0 poshtë kundër kampionëve të Evropës, është normale që duhet diçka speciale. Por ne kemi treguar se dimë të shënojmë më shumë se dy gola. Gjëja më e rëndësishme është të nisim fort dhe të shënojmë të parët”, deklaroi ai.

Slot vlerësoi edhe ndikimin e tifozëve në “Anfield”, duke theksuar se atmosfera mund të jetë vendimtare.

“Atmosfera sezonin e kaluar ishte e jashtëzakonshme. Shpresoj që këtë herë të jetë edhe më e fuqishme. Kjo mund të bëjë diferencën”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe PSG luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale